Databaza e votave, Meta: Skandaloze, po shantazhohen votuesit, SPAK të hetojë

Databaza e votave, Meta: Skandaloze, po shantazhohen votuesit,  SPAK të

Presidenti Ilir Meta, ka vijuar ne Pogradec, turin e takimeve me qytetarët ku nuk kanë munguar akuzat e forta politike për kryeministrin Edi Rama. 

Përdorimin nga shtabet elektorale të të dhënave personale të qytetarëve të marra nga portal e-Albania, kreu i shtetit e cilësoi skandaloze ndaj institucioni që ai drejton i ka kërkuar zyrtarisht SpaK të hetoje.

"Përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave i bën presion qytetarëve shqiptarë, u keqpërdor të dhënat e tyre për qëllime shantazhi dhe intimidimi me qëllim frikësimin e tyre," shprehet Meta.

Koha që shqiptarët kishin frikë nga qeveria, tha kreu i shtetit  ka mbaruar përgjithmonë.

"Ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur qeveritë që do të vijnë, jo kjo që ka ikur sepse vetëm shkel ligjin çdo ditë," tha Presidenti.


Meta informon dhe SHBA, OSBE e Britaninë: PS në mënyrë skandaloze cënoi të dhënat personale

Javët e fundit Ilir Meta, është angazhuar në denoncime dhe akuza për keqqeverisje në Vlorë. Sot ai  se drejtuesi   Damjan Gjiknuri dhe nënkryetari i Bashkisë Afrim Qendro, sot duhet të ishin në burg, ndërsa për kryeministrin kishte një sulm personal.

"Është kapur Edi Rama në flagrancë dhe në 25 prill do ta shikoni në Vlorë, atje do të jem sepse Vlora është vendi i momenteve historike të Shqipërisë, është qendra e gravitetit të shpërthimit dhe të zemërimit mbarëpopullor ndaj pushtuesve," përfundoi Meta.

Lexo dhe: “Vlora ja ka bërë gjithmonë fora”, Meta mesazh Ramës: Ta kanë bërë dhomën gati

https://youtu.be/TPs-73uDsGM

Vendi Lajme ilir meta Politikë

EMISIONET