VIDEO/ Sherri me Noizyn, reperi Kleviol Ahmeti paraqitet në GJKKO

Kleviol Ahmeti, reperi i njohur si “Cllevio” ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Thirrja e Clevios dyshohet se ka të bëjë me tritolin e vendosur ndaj njërit prej bizneseve të reperit Noizy.

Lidhur me këtë ngjarje ka hedhur dritë i penduari i drejtësisë Artan Tafani, ish-pjesë e bandës së Laert Haxhiut.

Tafani dëshmoi se tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pasi ia kishte kërkuar e ëma e Clevios të bënin diçka ndaj Noizy.

Kjo pasi, Noizy dhe Clevio ishin përfshirë në një sherr kohë më parë në Durrës.

Sakaq, në GJKKO dy javë më parë dëshmoi edhe vetë Noizy, së bashku me të atin e tij Bashkim Rajku.

EMISIONET