VIDEO/ “Për gangstera shihemi pas mureve”, agravon debati mes Julit dhe Gracianos: Je duke më bërë presion?

VIDEO/ “Për gangstera shihemi pas mureve”, agravon debati mes

Banorët e “Big Brother VIP 3” janë përfshirë dje në debate të ndryshme, ku një ndodhi mes Julian Dedës dhe Graciano Taganit.

Teksa po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, aktori iu drejtua balerinit që nuk dëshiron gangstera në këtë shtëpi, teksa e “kërcënoi” duke thënë se nëse dëshiron ta shfaqë të fortin mund ta bëjnë kur të dalin jashtë shtëpisë.

Graciano nga ana tjetër u shpreh se i vjen turp nga fjalori i pistë që banorët përdorin në këtë shtëpi.

Juli: Unë gangstera nuk dua këtu

Graciano: Kush po të bën gangsterin mor? Gangsterin e bën vetë. Ti mos më vë gjëra mua që unë nuk i kam

Juli: Për gangstera shihemi përtej atyre mureve

Graciano: Çfarë po thua tani, je duke më bërë presion?

Graciano: Po ku e shikove ti presionin tek unë që më the do flasim jashtë? A e kupton se çfarë nxore nga goja more? O njeri…

Juli: Po ik o Gracianio, rri o burrë mos u merr me mua me këto punë

Graciano: Më vjen turp se ju e keni bërë fjalorin këtu si bukë e djathë more

Juli: O vëlla unë isha duke bërë një bisedë krejt normale, nëse s’don të dëgjosh ik atëherë

Graciano: Nuk të dëgjoj dot sepse ke fjalor të pistë

Juli: Fjalorin e pistë s’ma tregon ti mua se të mësoj unë si të flasësh me fjalor të pistë nëse do

Graciano: Ma ka mësuar familja ime shumë mirë se si të flas dhe ti nuk më mëson dot mua se si të flas

Juli: Lëri familjet jashtë, mos u merr me familjet tani

EMISIONET