“Prisni ditën kur të dal”, rikthehet diskutimi: Është apo jo i sëmurë Luizi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 14:04
Mbremë, në Fan Club u rikthye tema e diskutimit rreth sëmundjes së Luizit, e cila ishte edhe pikë-nisja e kthimit të këngëtarit në një fenomen.
Teksa kujtohej momenti i vështirë i tij në shtëpi, ishte miku i tij, Meridiani i cili hapi dyshimet se në fakt duhet të presim të dalë Luizi për të marrë vesh të vertetën.
Pas tij ishte edhe Mikela e cila shtoi dyshimet se në fakt sëmndja mund të ekzistojë.
“Unë i shkova te krevati atë ditë dhe më tha: Prisni ditën kur të dal”, tha Mikela.