Pas kancerit të gjirit, Olivia Munn zbulon se po përballet me një tjetër sëmundje

Pas kancerit të gjirit, Olivia Munn zbulon se po përballet me një

Në mes të luftës me kancerin e gjirit, për të cilën aktorja e njohur foli hapur përmes një postimi në Instagram, duket se Olivia Munn i është nënshtruar edhe një tjetër operacioni këto ditë. Në një intervistë për “Vogue”, aktorja tha se së fundmi ka kryer një histeroktomi (heqje e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës).

Unë nxora mitrën time, tubat fallopiane dhe vezoret,” tha ajo gjatë intervistës, ndërsa theksoi se ndërhyrja kirurgjikale është kryer muajin e kaluar. “Ishte një vendim që duhej marrë sepse një ilaç që po merrja për trajtimin e kancerit të gjirit më shkaktonte probleme dhe rraskapitje fizike të përgjithshme, ndaj u bë edhe histeroktomia,” shtoi Munn.

Histerektomia sipas aktores, por edhe fjalës së mjekëve do të përmirësojë cilësinë e jetës së saj, por njëherësh do privojë nga ideja e të pasurit të një tjetër fëmije në të ardhmen.

Olivia dhe komediani John Mulaney u bënë prindër të një djali përpara tri vitesh. “John dhe unë folëm shumë për këtë dhe nuk mendojmë se kemi mbaruar me pjesën e zgjerimit të familjes sonë,” tha ajo.

Munn, e cila ka ngrirë dy herë vezët gjatë viteve të kaluara shtoi se e ka bërë sërish këtë procedurë përpara se të bënte ndërhyrjen për histerektominë, me shpresën se në të ardhmen aktorja mund të bëhet sërish nënë përmes surrogacisë.

Sa i takon, betejës tjetër me kancerin e gjirit, Olivia u shpreh pak kohë më parë me një postim në Instagram se pati një mastektomi të dyfishtë (heqje e kirurgjikale e dy gjinjve). "E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by o l i v i a (@oliviamunn)

EMISIONET