Nevina Shtylla zbulon talentin dhe “sekretin” e saj që askush nuk e dinte

Nevina Shtylla zbulon talentin dhe “sekretin” e saj që askush

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë moderatorja e njohur, Nevina Shtylla. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, eksperiencën e re në spektaklin  e humorit “Portokalli” dhe jo vetëm.

Sa i rëndësishëm është për Nevinën televizioni?

"Shumë, i kam dedikuar shumë kohë. E kam nisur kështu si me shaka fillimisht. Që nga 2010, me programe televizive mirëfilli duhet të jenë bërë diku tek nëntë vite."

Nëse ajo do të linte televizionin a do ta kishte problem?

"Problem nuk e kam sepse kam zhvilluar jetën time edhe përtej televizionit por është një pjesë e imja që unë e bëj me shumë dashuri, e kam edhe pasion përveçse punë kështu që për momentin është padiskutim një pjesë shumë e rëndësishme."

Nevina gjithashtu ka zbuluar edhe një “sekret” të saj të cilën publiku nuk e di. Moderatorja ka treguar se i pëlqen shumë të luaj lojëra si përshembull “Call of Duty”.

"Jam edhe pak ‘gamer’ si natyrë. Veçanërisht në periudhën e pandemisë luaja shumë “Call of Duty”."

Më tej Visjani e pyeti nëse ka “therur” njeri në lojë?

"Jam njish. Me thikë, snajper kam përdorur, granata po ashtu."

Përveç këtye Nevina ka zbuluar gjithashtu se në lidhje me eksperiencën e saj në spektaklin e humorit “Portokalli” në krahë të Salsanos dhe Xhemi Shehut po ndihet shumë mirë deri më tani dhe se është pritur mjaft pozitivisht. Ajo ka theksuar se këtë e shikon edhe si përgjegjësi më tepër përpos gjithçkaje tjetër. Moderatorja u ndal gjithashtu edhe tek pjesa e rrjeteve sociale ku tregoi se i lexon komentet, ndonjëherë mërzitet dhe bëhet gati që t’i kthehet.

EMISIONET