Foto/ Të lodhur nga çmimet e larta të kryeqytetit, çifti shndërron furgonin në shtëpi luksoze
Një çift nga Londra ka treguar se si po kursejnë mbi 1000 paund në muaj duke hequr dorë nga apartamenti i tyre i shtrenjtë për tu zhvendosur në një furgon të cilin e kthyen në një shtëpi të vogël.
Hannah Moore, 24 vjeç dhe Dan Spears, 29 vjeç, paguanin 1200 £ në muaj qira dhe 250 £ të tjera fatura ndërsa jetonin në kryeqytet.
Të lodhur nga çmimet e larta të qirasë në Londër çifti bleu një furgon të përdorur në fillim të vitit 2021 për 6000 £ dhe më pas e konvertuan gradualisht në një shtëpi, duke bërë të gjithë punën vetë për të ulur kostot.
Ata shpenzuan 11,000 £ për të shndërruar furgonin, duke përfshirë pajisje për kuzhinën, banjën dhe kinemanë e tyre - dhe tani kostoja e tyre mujore e jetesës është rreth 360 £.
Shtëpia e vogël është mjaft e madhe për një çift. Shtëpia ka kuzhinën e saj - e cila është ngjitur me krevatin (majtas) dhe ka edhe një zonë të vogël ngrënieje.
Hannah tha: "Ka qenë ëndrra e Danny që kur ishim në universitet së bashku në 2015."
“Ne kemi qenë së bashku për gati gjashtë vjet, dhe ai ma përmendi këtë vetëm vitin e kaluar."
“Në fillim isha në mëdyshje të qëndroja në furgon pasi ideja ishte ndryshe për mua."
Hannah dhe Dan iu deshën tetë muaj për ta kthyer furgonin, shpenzuan 11,000 £ për konvertimin dhe tani jetojnë në rrugë me kohë të plotë.