FOTO/ Saint West në qendër të vëmendjes, 10-vjeçari bëhet pjesë e fushatës së re të Nike!

FOTO/ Saint West në qendër të vëmendjes, 10-vjeçari

Saint West, djali 10-vjeçar i Kim Kardashian, ka bërë debutimin e tij në një nga fushatat më të mëdha të markës Nike, duke u shfaqur përkrah disa prej emrave më të njohur të sportit dhe argëtimit.

Saint është pjesë e filmit promocional “Rip The Script”, të realizuar nga Nike në prag të Kupës së Botës. Në këtë projekt ai shfaqet krah figurave të njohura si Cristiano Ronaldo, LeBron James, Lisa, Travis Scott dhe Erling Haaland.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai prapa kamerave, ku Saint, i rrethuar nga aktiviteti i ekipit të xhirimit, iu drejtua nënës së tij me humor duke i thënë: “Mami, a mund të ikim?”. Klipi u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u pëlqye nga mijëra fansa.

FOTO/ Saint West në qendër të vëmendjes, 10-vjeçari

Kim Kardashian publikoi gjithashtu disa fotografi nga seti i xhirimeve, ku shfaqej pranë të birit. Në disa prej tyre, Saint shihet me fanellë futbolli duke demonstruar aftësitë e tij me topin.

Sipas drejtuesve të Nike, përfshirja e Saint në këtë projekt erdhi natyrshëm falë pasionit të tij për futbollin. Ata kanë zbuluar se 10-vjeçari është një tifoz i madh i Paris Saint-Germain, çka e bëri atë një zgjedhje ideale për fushatën globale të markës sportive.

FOTO/ Saint West në qendër të vëmendjes, 10-vjeçari

Debutimi i tij në një projekt kaq prestigjioz konsiderohet një hap i rëndësishëm për Saint West, i cili tashmë po tërheq vëmendjen e publikut në skenën ndërkombëtare.

EMISIONET