Diola Dosti plas "bombën", sqaron skandalin e 'kërcimit nudo' me Xhonatanin në Big Brother VIP
Nutricionistja Diola Dosti, ka qenë një nga emrat më të lakuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ndryshe nga shumë banorë të tjerë të cilit gjatë nje debati përpiqeshin t`i shtonin benzinë zjarrit, Diola ra në sy për qetësinë e saj edhe në momentet më të vështira.
Së fundmi, Diola ka dhënë nje intervistë pas daljes nga Big Brother, për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone', ku sqaroi shumë thashetheme që janë përhapur për të, ndër të tjerë dhe ai i fustanit të kuq.
Disa ditë përpara daljes nga reality shoë, ka bërë xhiron e rrjetit një video e Diolës e cila kërcente me Xhonatan Islamin, dhe u komentua se ishte pa të brendshme.
Për fat të keq, ajo nuk arriti t`i shpëtojë as komenteve negative, megjithatë për herë të parë Diola vendosi të sqarojë skandalin me fustanin e kuq.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ajo vërtetë ishte nudo, Diola u përgjigj:
'Sigurisht që jo. Nëse njerëzit do ta zmadhojnë videon do ta kuptojnë se kisha veshur mbathje të zeza dhe geta ngjyrë mishi. Eshtë turp të jap këtë sqarim por atë ditë isha me ciklin menstrual dhe ishte e pamundur mos të vishja të brendshme.'
Për të zbuluar të gjitha deklaratat e Diola Dostit lidhur me marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës, si dhe kamerën e fshehtë që i bëri Bledi Manes, të cilin e tmerroi me pretendimin se ka bërë aksident, klikoni videon e mëposhtme.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.