"Ah biri im!" - Parashqevi Simaku publikon FOTON e rrallë me djalin: Edhe sikur bota të shembej…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 11:43

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, ka ndarë së fundmi një kujtim të rrallë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një foto ku shfaqet me djalin e saj menjëherë pasi erdhi në jetë. Foton, Simaku e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar këngëtarja në postimin në “Facebook”.

