Homazhet për Koço Qendron, iu dha lamtumira e fundit artistit që u nda nga jeta një ditë më parë

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë këtë të diel lamtumirën e fundit artistit të dashur Koço Qendro.
I ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare, vetëm një vit larg shekullit të tij të jetës, Qendro mbylli kështu një epokë të artë të aktrimit shqiptar. Lamtumira e fundit erdhi pa homazhe në teatrin e Korçës që ishte shtëpia e tij e dytë si një dëshirë e vetë aktorit, i cili kishte lënë amanet një ceremoni të thjeshtë dhe private, të rrethuar vetëm nga familjarët dhe njerëzit më të afërt, duke ruajtur deri në fund modestinë që e karakterizonte.
Pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe roleve që lanë gjurmë në historinë e skenës shqiptare Koço Qendro u nda nga jeta pa e marë kurrë pensionin special, një vlerësim i munguar institucional për një nga ikonat më jetëgjatë të artit tonë dhe peng i tij deri në fund të jetës.
I vlerësuar dhe i dashur pa kushte nga publiku Koço Qendro iku duke lënë pas një emër të madh dhe një model të pashlyeshëm qytetarie dhe arti.

