CHATBOT-et RREZIKOJNË KLIKIMET! AI po ofron informacion direkt, duke shmangur faqet e mediave

Botuesit e mediave digjitale po përballen me një nga krizat më të mëdha strukturore të dekadës, pasi përhapja e përmbledhjeve me Inteligjencë Artificiale po ul trafikun drejt faqeve të lajmeve. Modelet tradicionale të biznesit, të mbështetura te klikimet dhe reklamat, po goditen rëndë nga chatbotët që ofrojnë përgjigje të drejtpërdrejta pa i dërguar lexuesit te burimi. Redaksitë paralajmërojnë se kjo tendencë mund të sjellë shkurtime, rënie cilësie dhe mbyllje mediash.

CHATBOT-et RREZIKOJNË KLIKIMET! AI po ofron informacion direkt, duke

Botuesit e mediave digjitale po përballen me një nga momentet më të pasigurta të dekadës së fundit, me përhapjen e shpejtë të përmbledhjeve të kërkimit me Inteligjencë Artificiale dhe Chatbotë-ve që u japin përdoruesve përgjigje të drejtpërdrejta, frika se trafiku drejt faqeve të lajmeve po shkon drejt rënies strukturore po bëhet gjithnjë e më reale.

Për vite me radhë, modeli ekonomik i mediave online është mbështetur te klikimet, ku sa më shumë përdorues të hynin në faqe përmes motorëve të kërkimit apo rrjeteve sociale, aq më shumë rritej vlera e reklamave dhe abonimeve.

Por sot ky mekanizëm duket se po thyhet, pasi kur një motor kërkimi ose një chatbot përmbledh një artikull në disa rreshta dhe ia ofron lexuesit pa e dërguar te burimi origjinal, dhe vizita që dikur ishte e sigurt tani humbet.

CHATBOT-et RREZIKOJNË KLIKIMET! AI po ofron informacion direkt, duke

Përfqësues të industrisë mediatike, thonë se po hyjmë në një epokë ku informacioni konsumohet pa ndërmjetës, dhe ku sipas tyre përmbledhjet e gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale rrezikojnë të shëndërrojnë median origjinale në një furnizes të padukshëm të përmbajtjes, ndërsa vlera ekonomike përqëndrohet te platformat teknologjike.

Redaksitë e vogla dhe të mesme janë vecanërisht ato më të prekurat, të cilat varen tërësisht nga trafiku organik. Një rënie edhe me pak përqind mund të nënkuptojë shkurtime stafi, më pak reportazhe në terren dhe në rastet më të këqija, mbyllje.

Nga ana tjetër kompanitë e teknologjisë argumentojnë se mjete e reja u shërbejnë përdoruesve, duke ua bërë informacionin më të shpejtë dhe më të aksesueshëm.

EMISIONET