Google Maps zbuloi depon e armëve, lokalizimi u bë bazuar në dëshminë e Enver Jamakut

Google Maps zbuloi depon e armëve, lokalizimi u bë bazuar në

Baza e fundit e armëve dhe municionit e cila u zbulua nga SPAK në Tiranë është identifikuar përmes hartës së Google në internet. Ka qenë pikërisht teknologjia që i ka ndihmuar hetuesit që përmes dëshmisë së të penduarit, Enver Jamaku, të lokalizonin zonën ku mbahej depoja me armë, snajperë, municione dhe lëndë eksplozive që përdoreshin nga grupi i akuzuar për tri atentate me pagesë.

Teknologjia duket se u ka ardhur në ndihmë hetuesve për të zbuluar bazën e armëve dhe municionit në zonën e Kinostudios, e cila dyshohet se është përdorur nga grupi i 9 personave të arrestuar për vrasje me pagesë.

Nëpërmjet platformës Google i arrestuari për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gjon Menës më 9 shkurt në Kamëz, Enver Jamaku, që tashmë është bërë bashkëpuntori i drejtësisë, ka ndihmuar policinë në gjetjen e depos së armëve në ish- ndërmarrjen "Migjeni".

Hetuesit kishin ndërmarrë një operacion për gjetjen e armëve dhe municioneve pak kohë më parë dhe nuk është arritur në rezultat, dhe për këtë ata e kanë marrë sërisht në pyetje Enver Jamakun, ku ky i funidt u ka kërkuar hetueve një telefon ku ka kërkuar nje aplikacion në mënyrë që të orientonte grupin hetimor në shenjën dalluese që tregonte Google Maps.

Në dëshminë e tij Jamaku ka treguar edhe vendin sekret ku mbaheshin armët.

Para prokurorëve ai është shprehur së duhej të ndërhyhej në muret e objektit, pasi ka qenë vetë ai që i ka ndërtuar më qëllim fshehjen e tyre.

I arrestuari ka treguar se në këtë vend vetëm ai kishte dërguar rreth 70 armë të ndyshme, ku më pas grupi kriminal i shiste ato tek grupe kriminale apo persona të ndyshëm.

Pas këtij rrëfimi të Enver Jamakut, hetuesit janë rikthyer te magazina, ku puna filloi me shëmbjen e mureve ashtu siç ua kishte shpjeguar Enver Jamaku, duke zbuluar depon e madhe të armëve.

Si pronar të magazinës, policia akuzon Sokol Xhurën, i cili është shpallur në kërkim, edhe pse rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë prej më shumë se 1 viti.

Burimet nga Prokuroria e Posaçme thonë se dëshmia e Enver Jamakut mund të zbardhë disa ngjarjeve të tjera, të cilat janë në hetim.

EMISIONET