Janë zbuluar fituesit e të gjitha kategorive të “Globe Soccer Awards”, zhvilluar në Dubai për të 12 sezon rradhazi.

Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollist i shekullit (2001-2020).

Çmimin “Lojtar i Vitit” e ka fituar polaku i Bayern Munchen Robert Lewandowski.

Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri i Shekullit”, ndërsa “Trajner i Vitit” zgjidhet Flick.

“Agjenti i Shekullit” i shkon atij të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, raporton Ora News.

Deklaratat e Ronaldos:

“Unë nuk ndjek rekorde, ato më ndjekin mua. Pa shokët e mi të skuadrës, pa një ekip të shkëlqyer pranë meje, unë kurrë nuk do t’i kisha arritur të gjitha këto rekorde dhe këto çmime. Sot jam 36 vjeç, por unë ende e dua shumë futbollin. Unë e dua jetën time, punën time dhe familjen time. Të luash në një stadium bosh është e mërzitshme. Ne i respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por është vërtet e çuditshme të dalësh pa tifozë. Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë më sfidojnë dhe më kritikojnë, përcjell Ora News.


Kështu që shpresoj që në vitin 2021 të mund të kthehemi për të parë njerëzit në stadiume përsëri.


Fitorja e Kampionatit Evropian? Po. Ne kemi një ekip të mirë dhe një trajner fantastik. Të rinjtë tanë po përmirësohen dhe rriten. Spanja, Franca dhe Gjermania mbeten favoritë për mua, por ne do të jemi atje për të luftuar. Mezi pres të luaj Euro 2021”
.

/a.r,OraNews