“The Independent”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për pushime dimërore

“The Independent”: Shqipëria mes pesë destinacioneve

Keni nevojë për pushime? Përfitoni nga rënia e çmimeve të shtatorit dhe bëni një udhëtim të përballueshëm përpara Krishtlindjeve, shkruan Simon Calder në të përditshmen britanike “The Independent”.

Udhëtimi për një javë në bregdetin e Adriatikut të Shqipërisë në nëntor ofrohet me një kosto prej 160 euro për person.

Çmimet kanë filluar të bien gjatë muajit shtator – me paketat e pushimeve të disponueshme për 355 euro ose më pak. Në vjeshtë dhe në fillim të dimrit, një arratisje në Mesdhe, Adriatik ose Atlantik do të ishte zgjedhja ideale.

Një paketë gjithëpërfshirëse në Turqi është e disponueshme për vetëm 60 euro në ditë dhe një javë në bregdetin e Shqipërisë kushton 160 euro.

Ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur Shqipërinë, Greqinë, Spanjën, Turqinë dhe Portugalinë – si destinacionet e duhura për të udhëtuar për pushime – paketat e të cilave përfshijnë fluturimin, transportin dhe akomodimin.

“The Independent” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura – për të përfituar nga rënia e çmimeve të shtatorit dhe për të bërë një udhëtim të përballueshëm përpara Krishtlindjeve.

Shqipëria

Shqipëria është një nga perlat e Evropës me plazhe të pacënuara dhe bukuri natyrore. Për pushime të lira dimërore vizitoni Shqipërinë në nëntor.

Fluturimet gjatë këtij muaji kushtojnë 36 euro me “Wizz Air” nga aeroporti i Lutonit. Një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar dhe resortin kryesor të Durrësit kushton 6 euro.

Qëndrimi për një javë në hotelin me katër yje “Zanzi” kushton 224 euro. Për pushime dimërore pranë Adriatikut do të shpenzoni më pak se 24 euro në ditë, ose  160 euro për person për një javë.

EMISIONET