Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania

Në platformën e-Albania janë realizuar në total 189 683 aplikime për skemën e naftës për bujqësinë, për periudhën 2020-2024.
Sipas statistikave të publikuara sot nga e-Albania në rrjetet sociale, gjatë vitit 2023, aplikuan për skemën e naftës pa taksa për bujqësinë 54 691 fermerë, ndërsa në vitin 2024 aplikuan 54 239 fermerë.
Numri i aplikimeve të fermerëve është me ndryshime të vogla nga viti në vit, çka tregon për ndërgjegjësimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit bujqësor.
Fermerët në të gjithë vendin aplikojnë lehtësisht online, përmes platformës qeveritare “e-Albania”, për të përfituar subvencione nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare, duke kursyer kohë dhe përfituar transparencë të plotë në procesin e aplikimit.
Qeveria po vijon edhe këtë vit me skemën e mbështetjes për fermerët me naftën pa taksa, si një masë që kontribuon në rritjen e qëndrueshme të zhvillimit të bujqësisë dhe uljen e kostove të prodhimit për fermerët.
