Rregulla të reja përmbarimi, gjoba kush nuk ruan të dhënat mes palëve

Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për përmbaruesit.

Në draft jepen masat e gjobës në rastet e shkeljeve ligjore, por edhe ndjekje penale nëse nuk do të dorëzojnë arkivat nëse u hiqet licensa.

Ligji për përmbaruesit gjyqësor do të ndryshojë.

Drafti është publikuar në konsultim public ku parashikohen rregulla marrje të licensës, lënien e saj, apo dhe ndëshkimet.

Për këto të fundit në rast se nuk mbrojnë informacionin e marre nga palet do te gjobiten ne masen e 50 mije leke e deri ne 500 mije leke, shuma që nuk prashikoheshin më parë.

E njejta masë vendoset kur nuk ndjekin trajnimet pa arsye.

Gjithashtu rishikohet dorëzimi i arkivës dhe dokumentacionit pas lënies ose heqjes së licensës.

Për ata që nuk ia kalojnë ministrisë së drejtësisë apo personit të autorizuar ndëshkimi do të jeë sipas kodit penal dhe Policia do te siguroje marrjen e dokumentacionit forcerisht.

Çështjet përmbarimore të papërfunduara, do të merren në dorëzim nga personi i autorizuar nga Ministri i Drejtësisë dhe një përfaqësues i Dhomës.

Më tej materialet për ccështjet e pa përfunduar do ti ngarkohen një tjetër përmbaruesi

Nderkohe sipas ndryshimeve per tu licensuar si permbaues gjyqsor privat nuk nevojitet nje periudhe 2 vjecare por te pakten 1 vit pervoje.

EMISIONET