Banka Qendrore dhe sistemi bankar rol të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së! Sejko: Ja sfidat dhe prioritetet në sektorin bankar

“Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, ishte tema e konferencës që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, ministri i Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrit të Financave, Petrit Malaj si dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e linjës.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se, Banka e Shqipërisë është pjesë integrale në procesin e integrimit të vendit në BE, në 5 kapituj.

Sipas tij, industria bankare është pjesë e ekonomisë dhe po i përshtatet proceseve rregullatore sipas BE-së në të gjitha drejtimet e saj.

Konferenca do të jetë e organizuar në tre sesione, ku temat kryesore të bisedimeve do të fokusohen në hapjen e dritës jeshile dhe fillimin në muajin tetor të procesit zyrtar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe rolin që kanë në procesin e integrimit bankat qendrore dhe sektori bankar.

EMISIONET