(VIDEO) New York nën ujë/ Reshje ekstreme kthejnë rrugët në lumenj dhe paralizojnë qytetin

Reshje të dendura shiu kanë goditur New York-un, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit dhe probleme serioze në qarkullim.
Brenda pak orësh kanë rënë mbi 15 centimetra shi, duke kthyer disa rrugë në përrenj dhe duke bllokuar automjete në disa segmente. Në disa raste, uji ka marrë me vete makina të parkuara në zonat më të prekura.
Probleme janë raportuar edhe në transportin publik, ku disa stacione të metrosë janë mbushur me ujë dhe linja të caktuara janë pezulluar përkohësisht. Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët që lëvizin drejt punës dhe shtëpive të tyre.
Në disa lagje, banorët janë detyruar të kalojnë nëpër ujë të lartë për të lëvizur, ndërsa situata në terren mbetet e rënduar.
Autoritetet kanë angazhuar ekipet e emergjencës për të përballuar përmbytjet dhe u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të vazhdojnë edhe në orët në vijim, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të tjera në zonat më të ulëta të qytetit.
???? New York Is Drowning: Streets Turned Into Rivers Within Hours
— NEXTA (@nexta_tv) May 21, 2026
More than 15 cm (6 inches) of rain fell in just a few hours. Cars are floating away, subway stations are flooding, and people are wading through waist-deep water.
The city that never sleeps… is now simply… pic.twitter.com/rCNzmM8avV


