Turqi, rrëshqitje dheu në një minierë ari, të paktën nëntë të bllokuar

Turqi, rrëshqitje dheu në një minierë ari, të

Të paktën nëntë persona janë bllokuar në një minierë ari në provincën veriperëndimore turke të Erzincanit, tha sot kryebashkiaku i qytetit me të njëjtin emër.

Numri i saktë i njerëzve të bllokuar nën tokë nuk dihet, shtoi kryebashkiaku i Erzincanit Bekir Aksun për rrjetin televiziv privat turk NTV.

“Asnjë lajm për nëntë minatorët. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar me një ekip prej 400 personash,” tha Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya, sipas mediave turke.

Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (12:00 me orën tonë) në Iliç, brenda provincës Erzincan dhe ekipet e shpëtimit nga qytetet fqinje u dërguan në vendngjarje, tha agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive Afad.

“Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet tona për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti”, tha kompania përgjegjëse për minierën e arit Anagold. Rrëshqitjet e dheut ose shembjet e minierave ndodhin shpesh në zona të Turqisë.

Në një shpërthim që ndodhi në vitin 2022, 42 minatorë u vranë në Amasra, në veri të vendit.

EMISIONET