Partia Social Demokrate fiton zgjedhjet federale në Gjermani

Partia Social Demokrate fiton zgjedhjet federale në Gjermani

Social Demokratët (SPD) dolën  fitues në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje të dielën (26 shtator) në Gjermani, para partisë konservatore të kancelares në largim Angela Merkel.

SPD mban 25.7% të votave, rezultati më i mirë që ka regjistruar në shumë vite, ndërsa CDU / CSU mori 24.1% (-8.9% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme), me fjalë të tjera performanca më e keqe në historinë e tyre, pas 16 vitesh ne qeveri.

Të Gjelbrit kanë përqindjen më të lartë që nga themelimi i partisë, duke siguruar 14.8% të votave dhe po dalin si forca e tretë më e madhe në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit.

Demokratët e Lirë (FDP) po përmirësojnë pozicionin e tyre, duke fituar 11.5% të votave. Partia ksenofobike, e djathta ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) zbret nga vendi i tretë në vendin e pestë me 10.3% të votave. Partia e Majtë bie në 4.9%, pak nën pragun prej 5% të kërkuar për përfaqësimin parlamentar.

Detyra e pasardhësit të Merkelit është që të udhëheqë ekonominë më të madhe në Evropë në katër vitet e ardhshme, derisa edhe ndryshimet klimatike janë në krye të agjendës./Ora News/ 

 

EMISIONET