Sherr mes shqiptarëve në darkën e Krishtlindjeve, i zoti i shtëpisë plagos me thikë mikun

Darka e Krishtlindjeve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi për një shtetas shqiptar në Itali.
Mediat italiane, bëjnë me dije se i zoti i shtëpisë ka plagosur me thikë mikun e tij, pas një sherri mes tyre.
Gjithçka ndodhi në darkën e Krishtlindjeve, në një barakë në Vigonza, ku banon një çift shqiptarësh. Këta po darkonin me një çift miqsh, por papritur nisi një grindje për motive banale.
Në spital përfundoi mysafiri, 56 vjeç, pasi mikëpritësi i tij, 54 vjeç, në zemërim e sipër e godit me thikë në qafë e fytyrë.
Njëra nga gratëka telefonuar menjëherë urgjencën, e cila mbërriti shpejt dhe çoi në spital të plagosurin.
Në spital përfundoi edhe agresori, që më pas u denoncua, si dhe gruaja e viktimës, për shkak të tronditjes së rëndë.
Karabinierët janë në vendngjarje për të zbardhur incidentin.

