Sekuestrohet sasi rekord heroine e fshehur në shufra plumbi me vlerë 17 milionë euro- Shikoni videon

Sekuestrohet sasi rekord heroine e fshehur në shufra plumbi me vlerë

Policia kroate njofton se ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës të zbuluar në vend, të fshehur në një ngarkesë prej 80 ton shufra plumbi, , në një anije që mbërriti në vend nëpërmjet Turqisë.

Sasia prej 220 kg heroinë , e fshehur në pako të vogla brenda metalit, është gjetur dhe konfiskuar në portin e Adriatikut e Ploce në vjeshtë 2021, sipas gazetës Dubrovacki Vjesnik.

Policia kroate vlerëson se droga e sekuestruar  kishte vlerë prej 17 milionë eurosh dhe bën të ditur se heroina destinohej për tregjet e Evropës Perëndimore.

Policia e Dubrovnik-Neretva tha se anëtarët e ekuipazhit u morën në pyetje dhe u liruan pasi zbuluan se nuk dinin asgjë për drogën.

Policia vlerëson se kapja e ngarkesës me heroinë u ka shpëtuar jetën të paktën 110 përdoruesve.

EMISIONET