MEXICO CITY PO FUNDOSET/ NASA zbulon krizën alarmante të ujit, duket edhe nga hapësira

Qyteti i Meksikës po fundoset me ritme alarmante për shkak të shfrytëzimit të tepërt të ujit nëntokësor, ndërsa të dhënat nga satelitët tregojnë se toka po ulet çdo muaj, duke rrezikuar infrastrukturën dhe jetën e miliona banorëve.

MEXICO CITY PO FUNDOSET/ NASA zbulon krizën alarmante të ujit, duket

Një nga metropolet më të mëdha në botë, Mexico City, po përballet me një krizë të rëndë mjedisore, ndërsa toka nën qytet po fundoset me shpejtësi alarmante.

Sipas të dhënave të fundit nga NASA dhe sateliti NISAR, disa zona të qytetit po ulen me më shumë se 0.5 deri në 0.8 inç në muaj një ritëm që përkthehet në mbi 9 centimetra në vit.

Shkaku kryesor lidhet me mbipërdorimin e ujit nga depozitat natyrore tw ujit nën tokësorë, të cilët furnizojnë rreth 60 për qind të popullsisë prej mbi 20 milionë banorësh. Nxjerrja e tepërt ka dobësuar strukturën e tokës, duke shkaktuar uljen graduale të saj.

Fenomeni është përkeqësuar edhe nga urbanizimi i shpejtë dhe pesha e ndërtimeve mbi një tokë të butw, e cila është veçanërisht e ndjeshme ndaj deformimeve.

Pasojat janë tashmë të dukshme me ndërtesa të pjerrëta dhe dëmtime në infrastrukturë kritike, përfshirë edhe Aeroporti Ndërkombëtar.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse trendi vazhdon, qyteti mund të përballet edhe me një krizë të thellë uji, duke iu afruar të ashtuquajturës “dita zero”, kur furnizimi me ujë mund të ndërpritet.

Ndërkohë, teknologjia e avancuar e satelitëve si NISAR po ndihmon shkencëtarët të monitorojnë këtë fenomen në kohë reale, duke hapur rrugën për ndërhyrje të mundshme përpara se situata të përkeqësohet më tej.

Kriza e Mexico City shërben si një paralajmërim global për pasojat e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore dhe zhvillimit të paqëndrueshëm urban.

EMISIONET