Mamaja e ushqen vajzën e saj me insekte: Kursej para, do t’i jap edhe milingona, karkaleca dhe krimba

Mamaja e ushqen vajzën e saj me insekte: Kursej para, do t’i jap edhe

Një nënë ka zbuluar se ajo ushqen me insektet foshnjën saj 18-muajshe pasi sipas saj ato janë një burim i madh proteinash dhe ka këmbëngulur se vogëlushes “i pëlqen” të hajë insekte dhe se i kursehen qindra dollarë në muaj në fatura ushqimore.

Tiffany Leigh, një shkrimtare nga Toronto, Kanada, tha se ajo së pari provoi insektet gjatë një vizite në Azi - duke shijuar gjithçka nga këmbët e skuqura të tarantulës deri te akrepi në një shkop dhe asaj 'pëlqente' se si kafshët inkorporoheshin në gatimet lokale.

Kur vajza e saj u rrit mjaftueshëm për të filluar të hante ushqim, Tiffany vendosi të shtojë insekte në dietën e saj - të cilën ajo e përshkroi si një mënyrë shumë më të lirë për t'i siguruar vogëlushit proteina.

Duke folur për Insajder, nëna e fëmijës shpjegoi se që kur filloi të përziente insektet në vaktet e fëmijës së saj 18 muajsh, ajo nuk shpenzon aq shumë për proteinat më të shtrenjta si viçi, pula dhe mishi i derrit.

Ajo tha se ndryshimi ka rezultuar në uljen e faturave të ushqimit nga 250-300 dollarë në javë në 150-200 dollarë në javë.

Tiffany shpjegoi se fillimisht ajo filloi duke i dhënë vajzës së saj Cricket Puffs, të cilat ajo i porosiste nga Entomo Farms - një shitës me pakicë ushqimore që shet posaçërisht ëmbëlsira që janë bërë nga insekte.

EMISIONET