Macron pret Zelenskyn: Të parandalojmë që lufta në Ukrainë të eklipsohet nga Irani

Macron pret Zelenskyn: Të parandalojmë që lufta në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në mesditë në Pallatin Elize, selinë historike të presidencës franceze në zemër të Parisit, për të diskutuar me Emmanuel Macron se si të rritet presioni ndaj Rusisë, në një kohë kur lufta në Lindjen e Mesme duket se po monopolizon vëmendjen ndërkombëtare.

Kjo vizitë e dymbëdhjetë e presidentit ukrainas në Francë që nga pushtimi rus më 24 shkurt 2022, synon të “shmangë absolutisht” një “efekt eklipsi” të lidhur me luftën në Iran, shpjegoi presidenca franceze për disa gazetarë.

Mbështetja e Francës për Kievin, sigurojnë burimet, “nuk do të lëkundet” dhe “asgjë nuk do ta largojë” vëmendjen nga Ukraina. Ata, veçanërisht në Kremlin, që mendojnë se lufta në Iran hap një dritare mundësie për ta (…) gabohen”, deklarojnë burime presidenciale pranë Macron.

Pas Elizesë, Zelensky planifikon gjithashtu të takohet me studentët.

EMISIONET