Kërkesat për azil në Suedi bien ndjeshëm, paralajmërohet shtrëngim i rregullave

Numri i kërkesave për azil në Suedi është ulur me 30 përqind në vitin 2025 dhe është më i ulëti që nga viti 1985, raporton Reuters.
Qeveria suedeze ka njoftuar se planifikon të shtrëngojë më tej rregullat për marrjen e azilit këtë vit, përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator.
Autoritetet besojnë se ligjet e dobëta të imigracionit gjatë dekadave të fundit dhe masat e dështuara të integrimit të tentuara nga qeveritë e mëparshme kanë kontribuar në rritjen e aktivitetit të bandave.
"Ndryshimi nuk është vetëm në shifrat për sa i përket imigracionit të reduktuar, por edhe në mënyrën se si përpilohet, kush vjen në Suedi, duke pasur parasysh se përqindja e azilkërkuesve është në një nivel rekord të ulët", tha Ministri Suedez i Imigracionit Johan Forsel.
Bordi i Imigracionit njoftoi se numri i emigrantëve, duke përjashtuar refugjatët nga Ukraina, ra në 79,684 vitin e kaluar, krahasuar me 82,857 një vit më parë.

