Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plago*ur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2025, 16:47

Tre fëmijë dhe një i rritur u plagosën kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup nxënësish që po ecnin në trotuar në Hirth , Këln .
Sipas policisë fëmijët ishin në klasën e katërt dhe ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta.
“Nuk ka prova për një akt të qëllimshëm”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se shoferi i makinës është 20 vjeç.
Dy helikopterë shpëtimi dhe katër ambulanca morën pjesë në operacion dhe zona mbetet e rrethuar.

