Ekstradohet nga Zvicra në Itali djali i çiftit Pasho, trupat u gjetën në 4 valixhe

Taulant Pasho, shqiptari 33-vjeçar i hetuar për vdekjen e prindërve të tij Shpëtim dhe Tauta Pasho, u ekstradua nga Zvicra në Itali.
Eshtrat e çiftit u gjetën në dhjetor 2020 në disa valixhe të braktisura në afërsi të burgut Sollicciano në Firence dhe autostradës Fi-Pi-Li, në Itali.
Arsyet e kërkesës për ekstradim, të bëra nga prokurori i Firences dhe të pranuara nga autoritetet zvicerane, nuk kanë të bëjnë me hetimin për vrasjen e dyfishtë, por me një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg për gjetjen e 6 kg hashash në garazhin e shtëpisë së tij në Firence.
Për këto fakte Taulant Pasho u arrestua në flagrancë në 11 qershor 2016. Dënimi përfundimtar erdhi më 19 dhjetor 2019.
Së bashku me të në hetimet për vdekjen e bashkëshortëve Pasho, hetohet edhe ish e dashura, Elona Kalesha, e burgosur aktualisht në burgun fiorentin të Sollicciano dhe vëllai i saj Denis Kalesha.
Kthimi i 33-vjeçarit në Itali mund të përfaqësojë një pikë kthese për hetimin pasi gjyqtarët janë në kërkim të provave të ADN-së.
Hetimi ka vazhduar për muaj me radhë në disa pista.
Taulant Pasho u arrestua në moshën 28-vjeçare, pasi ju gjetën 6 kg hashash në garazh dhe u mbajt në burgun Sollicciano. Më pas u lirua nga burgu më 2 nëntor 2015, në të njëjtën ditë që bashkëshortët Pasho zhduken.
Megjithatë, djali i çiftit Pasho duhet të vuajë dënim përfundimtar prej 3 vjet e 4 muaj në lidhje me ndalimin e 6 kilogramë e gjysmë marihuanë të gjetur në garazhin e shtëpisë ku ai jetonte.
Ai u arrestua përsëri më 11 qershor 2016.

