'Deklaratat e Putinit nuk më shqetësojnë fare', Zelensky: Komuniteti global duhet të bashkohet kundër Rusisë

'Deklaratat e Putinit nuk më shqetësojnë fare',

Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky i ka kërkuar komunitetit global të punojë së bashku kundër Rusisë, duke theksuar se asnjë komb nuk mund t’i mbijetojë i vetëm një lufte me Moskën.

Një unitet i tillë është i nevojshëm sepse “askush nuk mund t’i mbijetojë vetëm një lufte në shkallë të gjerë me rusët”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Ne ishim vetëm, ishim vetëm” kur Rusia nisi agresionin kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, pohoi Zelensky.

“ Por më pas ne ramë dakord me partnerët tanë për një lloj sanksioni, një lloj bashkëpunimi dhe gjëra të tjera, tha, duke iu referuar mbështetjes së ofruar nga Perëndimi që nga fillimi i konfliktit.

Edhe Pekini “duhet të mbrojë Ukrainën sepse ne u sulmuam”, pasi “Kina thotë se integriteti territorial duhet të respektohet”, argumentoi Zelensky.

Zelensky u pyet gjithashtu nëse ai ishte i shqetësuar për deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave se sipas pikëpamjes së Moskës legjitimiteti i liderit ukrainas ka “skaduar”.

Mandati pesëvjeçar i Zelenskit si president i Ukrainës përfundoi të hënën pasi ai refuzoi të organizonte zgjedhje të reja, duke përmendur ligjin ushtarak të vendosur për shkak të konfliktit.

“Nuk më shqetësojnë fare,” u përgjigj ai. “Këto deklarata të presidentit të paligjshëm të Rusisë në lidhje me legjitimitetin e presidentit të Ukrainës janë, thënë sinqerisht, të mërzitshme dhe jo interesante”, tha ai.

EMISIONET