Banderola mbi godinën e “Radio Shkodra”/ PD- ja: Provokim i ulët. Fyerje për shkodranët

Partia Demokratikë dega Shkodër, ka reaguar në lidhje me banderolat që janë vendosur sipër godinës ‘Radio Shkodra’, ku shkruhet se Kryedemokrati Lulzim Basha, Ish- Kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta dhe Kryetarja e LSI-së, nuk meritojnë asnjë shans.

Në një njoftim për mediat, PD-ja thotë se ky veprim është një provokim duke shtuar se institucioni publik që paguhet me taksat tona është kthyer në zyrë elektorale.

Reagim i Partisë Demokratike

Edi Rama mos luaj me Shkodrën dhe me shkodranët. Provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës.  Në godinën e institucionit publik që paguhet me taksat tona, Televizioni Shqiptar mori pamjen e një zyre elektorale. 

Si bojaxhinjtë e natës, sot në dreke u shpalos një banderole e porositur nga Edi Rama dhe sejmenët e fundit të pushtetit në ikje. Me tentativën e turpshme për të fyer Shkodren dhe shkodranët, nderin dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama mori përgjigjen ashtu si do ta marrë nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria me 25 Prill.  Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e Shqipërise, shqiptarëve.

Janë turpi dhe faqja e zezë e Shkodrës!

Shqipëria fiton!

EMISIONET