Tenton qëndrimin në kategori, klubi italian mendon për Kamer Qakën
Vetëm pak ditë pasi mori drejtimin e Livorno, Paolo Tramezzani mendon për merkaton.
Ish ndihmësi i Gianni de Biassi në kualifikimin historik të kombëtares shqiptare në Euro 2016 ka gati planin për të forcuar skuadrën që militon në Seria B.
E në krye të dëshirave të tij është një shqiptar. Bëhet fjalë për Kamer Qakën, me "Tuttomercatoweb.com" që zbulon se Tramezzani e kërkon me patjetër mesfushorin e CSU Craiova.
Paraqitjet e mira me klubin rumun e kanë kthyer 24-vjeçarin në një objektiv konkret për Livernon. Kalimi i Qakës te Livorno pritet të jetë në formulën e huazimit, me detyrim blerje në verën e vitit 2020.
Qaka do të ishte një vlerë e shtuar te Livorno, që pas 19 javësh mbyll klasifikimin me 12 pikë dhe rrëzikon shumë rënien një kategori më poshtë.
