Pas largimit të Ben Blushit, Endri Tafani do të drejtojë partinë LIBRA

Pas largimit të Ben Blushit, Endri Tafani do të drejtojë

Pas dorëheqjes së Ben Blushit, Endri Tafani do të jetë drejtuesi i ri i LIBRA-s.Tafani u votua nga Bërthama si nënkryetar i LIBRA-s dhe do mbajë funksionin drejtues të partisë 

Në zgjedhjet e fundit, Endri Tafani ka marrë numrin më të madh të votave nga forumi i LIBRA-s.

Një ditë më parë, drejtuesi i patisë LIBRA, Ben Blushi njoftoi dorëheqjen nga funksionet në forcën politike, që e themeloi vetë pas largimit nga Partia Socialiste.

Ai thotë se pavarësisht rritje me shpejtësi deri në zgjedhjet e 25 qershorit, LIBRA-s iu desh që “si ne çdo aventure të paguante çmimin e njohur te se panjohurës”.

Sipas Blushit, LIBRA ishte ne opozite me te gjitha partitë dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozitës.

Ai nënvizon se shqiptarët që e votuan LIBRA-n duhet të jene krenarë “se krijuan diçka që, nëse nuk u dha dot gjë, të paktën nuk u mori asnjë gjë”.

Në fund, Blushi shpreh edhe zhgënjimin personal nga populli shqiptar, që sipas tij është i prirur të votojë banditët dhe grabitësit, duke u krenuar më pas me zgjedhjen e tyre.

EMISIONET