Jeta e Sevasti Qiriazit, vjen në shqip jetëshkrimi i “Mësueses së Popullit”

Jeta e Sevasti Qiriazit, vjen në shqip jetëshkrimi i

Bashkia e Tiranës do të nderojë me urdhërin “Simboli i Qytetit” Sevasti Qiriazin, Mësuesen e Popullit, të konsideruar si gruaja që emancioi një komb. Jeta e pa treguar e Sevasti Qiriazit vjen për herë të parë e plotë në shqip nën titullin “Jeta Ime”, libër që u promovua me rastin e 125 vjetorit të hapjes së shkollës së vashave.

Jetëshkrimi i Sevasti Qiriazit vjen për herë të parë i plotë në shqip.Nën Titullin “Jeta Ime”, sjell detaje të panjohura mbi Mësuesen e Popullit.

David Hosaflook: Do të sjellë shumë fakte të reja por më shumë do të sjellë emocionionin e Sevastisë, këndvështrimin e saj, zërin e saj.Ajo thotë: Unë jam shqiptare.Ky përbën faktin më të rëndësishëm të jetës sime, madje më të rëndësishëm se dhe familja.

E vetmja diplomate në Konferencën e Paqes së Parisit, Sevasti Qiriazi është e njohur për “Memorandumin mbi të drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve”, drejtuar Presidentit Amerikane Woodrow Wilson.

Jonida Beqo: Ky duhet të jetë lexim i detyruar për çdo vajzë shqiptare, për çfarëdo lloj moshe. Pikërisht për këtë, sepse ngre standardin e emancipimit.

E konsideruar si gruaja që emancipoi një komb dhe e renditur mes rilindasve, Sevasti Qiriazi pritet të ketë së shpejti një Monument ne Tiranë.

Jonida Beqo: Një figurë si Sevastija e meriton dhe dëshira jonë dhe projekti është që kjo figurë të përfshihet në Akademinë e Shkencave, ku janë figura si Jeronim de Rada.

Jetëshkrimi i Sevasti Qiriazit sëbashku me ditarin personal të Gjerasim Qiriazit nën titullin  “Pengu i Kacakëve” dhe “Gjerasimi” nga Xhon Kuanrud vijnë për lexuesin nga Instituti për Studime Shqiptare dhe Protesante me rastin e 125 vjetorit të hapjes së shkollës së vashave.

EMISIONET