SPAK nis hetimin për rastin “McGonigal” pas kërkesës së Gazment Bardhit
Padia në SPAK për çështjen McGonigal dhe marrëdhëniet e ish zyrtarit të FBI me kryeministrin Edi Rama, kanë vënë në lëvizje kreun e prokurorisë Altin Dumanit. Përmes një shkrese dërguar Gazmend Bardhit, ai kërkon plotësimin e dokumentacioneve për të vijuar më pas me shqyrtimin e çështjes apo hapjen ose jo të hetimeve.
Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka shfaqur interesimin për të hetuar mbi aktivitetin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal në Shqipëri.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka kërkuar deputetit të PD Gazmend Bardhi që të plotësojë kallëzimin e bërë në datën 24 janar, ndaj kryeministrit Edi Rama me dokumentet e nevojshme.
Në fakt në shkresë rezulton që në dosje nuk është paraqitur aktpadia e zyrës së prokurorit të distriktit të kolumbias që mban datën 15 shtator të vitit 2022.
“Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.
Asnjë kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë të lidhur me Rusinë, për të goditur kundërshtarët politikë”, u shpreh Bardhi për padinë pak ditë më parë.
Çështja McGonigal dhe marrëdhënia e tij me kryeministrin Rama ka shtuar tensionet politike në Shqipëri. madje në Komisionin e Sigurisë Ervin Salianji, e konsideroi si çështje primare për tu diskutuar", shprehet Bardhi.
Tashmë veç hetimit në SHBA dhe nismës së SPAK në Tiranë, Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë paralajmëruar dhe zhvillimin e protestave.