Sulmi me armë ndaj Lul Mashës, Dumani nxjerr emrin e “Sakatit”. “Baho erdhi më takoi në Gjilan, tek ai morëm motorin dhe armët…”

Një emër tjetër i botës së krimit në Elbasan, ka dalë në dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, Nuredin Dumani.

I penduari ka dhënë dy herë shpjegime, ku ndryshe nga deklarimi i parë i muajit Prill 2022, në qershor 2023 kur është pyetur para prokurorëve dhe oficerëve të SPAK, ka përmendur emrin e Aleksandër Bahos, i cili në Elbasan njihet ndryshe me nofkën “Sakati”.

“Ora News”, ka mësuar se “Sakati” është vënë nën hetim për ngjarjen kriminale të goditjes me armë me qëllim vrasjen e pronarit të shkollës “Willson”, Lulzim Masha. Aleksandër Baho, prej disa vitesh qëndron në Itali.

Ndërsa në korrik 2019 i shpëtoi një atentati me armë në zonën e Peqinit. Por në këtë sulm mbeti i vrarë vëllai i tij, Klevin Baho.

“Sakati” njihet si një lidhje e ngushtë e Erjon Alibej dhe vëllait të këtij të fundit,Endrit Alibej (Tarzani) i vrarë në dhjetor 2018.

Sipas rrëfimit të dytë të Nuredin Dumanit, përveç Suel Çelës që i kishte dhënë kontaktin e një personi ende të paidentifikuar dhe që i interesonte vrasja e Mashës, një person i tretë rezulton se del në zhvillimin e negociatave dhe sigurimin e bazës materiale për vrasjen e Lulzim Mashës.

Dumani, ka shpjeguar se Aleksandër Baho, është njeriu që ka shkuar dhe e ka takuar në Gjilan të Kosovës, duke i premtuar garanci në pagesa dhe sigurim të armëve, me qëllim kryerjen e vrasjes së Mashës.

Armët, një motor dhe premtimi për pagesën janë marë pikërisht tek Aleksandër Baho, me qëllimin e vetëm kryerjen e ekzekutimit të Lulzim Mashës.

Sulmi me armë ndaj Lul Mashës, Dumani nxjerr emrin e

Sipas Dumanit, Baho i ka thënë që vrasjen e Mashës ta realizonin edhe me qëllimin për tu afruar, miqësuar dhe lidhnin aleancë me Suelin.

Nisur nga kjo situatë SPAK, ka vënë nën hetim Aleksandër Bahon, ndërsa ende nuk është lëshuar për të një masë sigurimi personal.Për atentatin e kryer në Tiranë ndaj Lulzim Mashës, SPAK akuzon si pjesëmarës Skerdi Tasen, Henrik Hoxhën, Nuredin Dumanin, dhe Suel Çelën. Ndërsa tashmë ka vënë në hetim dhe Aleksandër Bahon.

Por sërisht Nuredin Dumani, për këtë rast nuk është në gjëndje të tregojë para hetuesve, se kush është personi që ai ka biseduar në aplikacionin “Matrix”, duke ndarë me të pazarin përfundimtar për vrasjen e Lulzim Mashës, kundrejt 150 mijë euro.

Dumani shpjegon se këtë kontakt ja ka dhënë Suel Çela dhe më pas ai ka vijuar vetë bisedat. Por bashkëpuntori nuk tregon emrin e personit që ka lidhur kontratën e vdekjes.

Dumani, tregon protagonizmin e vetes së tij, Skerdi Tasin, Henrik Hoxhën, Suel Çelën dhe së fundi rolin e Aleksandër Bahos në goditjen e Lulzim Mashës.

Po çuditërisht, nuk po flet realisht për emrin e personit që porosity dhe pagoi dy herë kapar për vrasjen.

spak elton qyno nuredin dumani lulzim masha

EMISIONET