HAPEN LETRAT/ Pallati pa leje në Vlorë i përket ish-drejtorit të Urbanistikës në bashki, Erjon Ahmatajt

Kompania “ARMEER KONSTRUKSION”, e cili është një ndër zhvilluesit e pallatit që u sekuestrua ditën e sotme nga autoritetet në qytetin e Vlorës për shkak se kishte shkelur lejen e ndërtimi, është në pronësi të Erjon Ahmatjat.
Ky i fundit ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës, gjatë kohës që kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.
Ende nuk dihen detajet se si është shkelur leja, por sekuestrimi i këtij pallati u njoftua ditën e sotme nga Edi Rama.
Por, ndërkohë vlen të theksohet fakti se ky pallat po ndërtohej dhe me “bekimin” e Ermal Dredhës, i cili nuk shihte një pallat pa leje në mes të Vlorës.
Por “harron” se aty i kishin mbyllur sytë të gjithë për një pallat që po ndërtohej pa leje në mes të Vlorës, madje edhe vet kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha./Boldnews
MË POSHTË DOKUMENTET E HISTORIKUT TË KOMPANISË


