U arrestua për blerje votash, Fredi Beleri kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
Fredi Bejleri vijon betejën me drejtësinë. Fituesi i zgjedhjeve të 14 majit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.
Bejleri u arrestua për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK.
SPAK thotë se të dhënat e siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, tregojnë 3 biseda të një infiltrurari me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku flitet për sigurimin e votave për zgjedhjet e 14 Majit.
Në një nga bisedat e regjistruara, Kokaveshi dëgjohet të thotë se 4 nga 12 emrat e sjella nga bashkëpunëtori i kishin kapur më parë dhe i dha atij 40 mijë Lekë vetem për 8 vota.