DOKUMENTET/ Adriana Kalaja padit në SPAK shembjen e paligjshme të pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 12:33
Kandidatja për anëtare e Këshillit Bashkiak nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ njëkohësisht edhe avokate, Adriana Kalaja ka denoncuar në SPAK kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Denoncimi i saj ka te bëjë me shembjen e një pallati në rrugën “Myslim Keta” në njësinë administrative Tiranë që sipas avokates Kalaja është bërë në kundërshtim me ligjin.
Të paditur janë edhe shumë drejtues të bashkisë së Veliajt.