I dha dosjet sekrete Wikileaks, Manning del sot para gjykatës ushtarake

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nis sot gjyqi ushtarak kundër ushtarit Bradley Manning, i cili akuzohet se i ka dhënë informacione sekrete WikiLeaks-it, në zbulimin më të madh të materialit të klasifikuar në historinë amerikane.Bradley Manning, 25 vjeçar, është akuzuar se i ka siguruar WikiLeaks-it qindra e mijëra dosje sekrete të qeverisë.  Ai përballet me burgim të përjetshëm, nëse dënohet nga gjyqi ushtarak . Manning  ka pranuar  disa akuza, por e mohon akuzën më të rëndë, se i ka ndihmuar armiqtë e Amerikës.Manning, i cili ka kaluar tre vitet e fundit në paraburgim, thotë se veprimi i tij synonte shkaktimin e debatit në lidhje me veprimet ushtarake dhe politikat e SHBA-së.Informacionet e nxjerra përmbanin ndër të tjera edhe video të një helikopteri amerikane duke qëlluar mbi Bagdat, ku gjetën vdekjen edhe civilë.Përkrahësit e Manning thonë se ai publikoi gabime që Pentagoni nuk do t'i kishte pohuar kurrë.