Le Pen mund të humbasë imunitetin
Udhëheqësja e esktremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, mund të humbasë imunitetin për shkak të komenteve të bëra më 2010, ku krahasoi faljen e myslimanëve në rrugë me një pushtim të territorit francez.Zëdhënësi i PE-së, Jaume Duch Guillot, ka konfirmuar votën e Komitetit të Bashkimit Evropian dhe ka thënë se votimi final për imunitetin e Le Penit është caktuar për 11 qershor.Nëse humb imunitetin, liderja e Frontit Kombëtar mund të përballet me akuzat për racizëm.Në kandimin e saj në zgjedhjet presienciale të vitit të shkuar, Le Pen u rendit e treta, pas Hollande dhe Sarkozy, me një rekord prej 18% të votave.Rezultati i saj në zgjedhje provoi se vështirësitë financiare kanë ndikuar në forcimin e një fryme nacionaliste në Francë.Marine le Pen, e cila “trashëgoi” Frontin Kombëtar nga babai i saj, mbështet daljen e Francës nga Bashkimi Europian, nga Eurozona dhe bllokimin e çdo lloj forme të emigracionit në vend.