Përshkallëzohen protestat në Turqi

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Turqi për të dytën ditë radhazi. Ajo që nisi si një demostrim paqësor për parkun  Geza pranë sheshit Taksim në Stamboll, tashmë ka marrë përmasat e një revolte kundër qeverisë aktuale dhe politikës së saj. Megjithëse tensionet në gjithë vendin po marrin përmasa të rrezikshme, kryeminstri Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka bërë anjë hap mbrapa, ai deklaroi se rizhvillimi në sheshin Taksim do të vazhdojnë pavarësisht protestave.Situata u përshkallëzua të Premten pasi policia përdori gazin lotësjellës dhe pompat e ujit.Kryeministri turk bërri thirrje të ndalojnë protestat ndërsa vuri në dukje se gjithkush ka të drejtën për të demonstruar në vend, por sipas tij askush nuk ka të drejtë të pushtoj sheshin dhe të provokojë tensione për shkak se do të priten disa pemë. Kryeministri turk ia hodhi fajin opozitës duke thënë se: "Nëse ata  mundën të mblidhnin 100,000 mijë njerëz, partia e tij mund të mbledhë 1.000.000".  Gjithashtu ai pranoi se forcat e sigurisë turke kanë bërë përdorim të tepruar të gazit lotsjellës kundër demonstruesve."Ka pasur gabime në veprimet e forcave të sigurisë. Tani për tani kjo është duke u hetuar, hulumtuar", tha Erdogan. Ndërkohë që organizat e të drejtave të njeriut dhe grupet e Greenpeace kanë denoncuar se qeveria turke ka shtuar se tepërmi forcat  policore kundër protestuesve paqësorë. Përplasjet në parkun Gezi në Stamboll filluan të Premten dhe u përhapën dhe në kryeqytetin, Ankara, dhe në Izmir të Shtunën.Të paktën 14 njerëz u plagosën në përleshjet në kryeqytet, një prej t ëcilëve ndodhet në gjëndje të rëndë. Disa media ndërkombëtare kanë cituar burime të tyre ku thuhet se forcat e policë kanë qëlluar me armë madje ata citojnë se 4 persona kanë humbur jetën. Ne sheshin Taksim, policët përdorën pompat e ujit, ndërsa protestuesit bërtisnin: "Të bashkuar kundër fashizmit" apo "dorëheqje qeverisë". Përleshje u raportuan edhe në lagjen Beshiktash. Korrespondentja e BBC-së në Stamboll, Luis Grinud, raportoi se sheshi mbetet i rrethuar dhe të gjitha urat janë mbyllur.Qeveria ka ndaluar praktikisht në media, sidomos ato elektronike, transmetimin e çdo informacioni mbi incidentet dhe interneti është kthyer në protagonist i këtij reagimi popullor në vend.Por gjithashtu opinione publike nga e gjithë bota kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve.  Mesazhe  solidariteti ndaj demonstruesëve shprehën dhe futbollistë të famshëm si Lionel Messi, Didier Drogba si dhe aktori amerikan Bruce Willis.