Shengeni, Malmstrom: Jo kontroll të pajustifikueshëm të kufijve

Pas një debati dyvjeçar tani reformat për lirinë e lëvizjes në Evropë janë gati. Në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi që  shtetet të kontrollojnë kufijtë e tyre.Megjithatë reforma nuk u jep vendeve të Shengenit të drejtën për të mbyllur arbitrarisht kufijtë. Vendime të veçanta nga vendet anëtare, siç kishin kërkuar disa, ndër ta Gjermania, nuk do të ketë.  Shkaku për ndryshimin e rregullave të Shengenit në vitin 2011 ka qenë pranvera arabe.Mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut erdhën në vendet e BE. Nga Italia ata shkuan në Francë dhe menjëherë Parisi mbylli kufirin me Italinë, ku pati një mosmarrëveshje kufitare. Edhe deklarata e qeverisë daneze për ngritjen kontrollet doganore të përhershme shkaktoi pakënaqësi në Gjermani.Ndërkohë komisionerja e BE Cecilia Malmstrom thotë se asnjë shtet nuk duhet të bëjë kontrolle të pajustifikuara.Vendimi do të merret në nivelin e BE-së. Komisioni i BE-së duhet të propozojë rifutjen e kontrolleve kufitare. Kusht është që siguria e zonës Shengen, si e tërë është në rrezik."Komisioni do të kontrollojë, me qëllim që asnjë shtet të mos bëjë kontrolle të pajustifikuara të kufirit. Brukseli kërcënon me veprime ligjore kundër shteteve të tilla"  thotë Malmstrom.