Luftime të ashpra në Siri, alarm për krizë humanitare

Luftime të ashpra janë raportuar brenda dhe jashtë qytetit Kusair të Sirisë. Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë bërë përpjekje të rikthejnë qytetin strategjik, në kufi me Libanin, i cili kontrollohet nga rebelët.Kryqi i Kuq ka vënë alarmin për situatën humanitare në këtë qytet  duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që të dërgohen ndihma.  Me mijëra civilë besohet se kanë mbetur të bllokuar. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi se duhet të ketë ndërgjegjësim për civilët dhe se ishte i përgatitur për të hyrë në qytet dhe për të dhënë ndihmë.Përmes një deklarate, Komisionarja për Ndihma Emergjente e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, dhe Komisionarja për të Drejta të Njeriut e OKB-së, Navi Pillay, janë shprehur të alarmuara për raportet se mijëra civilë ndodhen të bllokuar brenda Kusairit.Amos dhe Pillay u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të bëjnë armëpushim dhe t'iu japin civilëve shansin që të largohen. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur shqetësime të ngjashme.Në Kombet e Bashkuara, Rusia raportohet të ketë bllokuar deklaratën e Këshillit të Sigurimit për alarm mbi rrethimin e Kusairit. Drafti i Këshillit të Sigurimit, që ishte propozuar nga Britania e Madhe, vinte në dukje shqetësimin e madh për situatën në Kusair, dhe në mënyrë të vecantë për civilëët e bllokuar nga luftimet.