Rikthehet Tornado, 5 të vdekur mes tyre dhe një fëmijë në Oklahoma

Rikthehen Tornadot në Oklahoma. Të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 70 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave janë edhe një nënë me fëmijën e saj.Ndërkaq paralajmërimet për përmbytje mbeten ende në fuqi, për pjesën më të madhe të zonës. Qindra makina janë bllokuar në trafik autoritetet kanë urdhëruar popullsinë të braktisin automjetet e tyre dhe të gjejnë vende strehimi të ulta.Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar emergjenca për tornado në disa zona brenda dhe në periferi të kryeqytetit të Oklahoma-s. Të bllokuarit në trafik ndodhen ne rrezik dhe autoritetet kane organizuar grupet e shpetimit. Rreth 200 mije përsona kanë mbetur pa energji elektrike.