Britania në gjyq për padrejtësi ndaj emigrantëve

Një nga shtetet me shifrat me të larta të emigrantëve, Britania, pritet të dalë përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë për diskriminimin e emigrantëve brenda Bashkimit Europian, të cilët kanë kërkuar asistencë në vend.Sipas një testi rezidencial Britania e mMadhe ka dështuar të vlerësojë ndershmërisht nëse emigrantët e shteteve të BE-së përmbushin kushtet për asistencë.Bashkimi Europian akuzon Londrën për diskriminimin ndaj atyre qe kane ardhur prej disa vendeve anetare te bllokut e qe punojne dhe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar. Në testin rezidencial shtesë që aplikohet nga Britania për të parë nëse emigrantet pretendente për perfitime financiare, kane shkelur ligjet e BE-se.Qeveria britanike e mbeshtet me forcë testin duke e cilesuar nje "mjet jetik dhe te drejte" në perpjekjet per t'u siguruar se asistencen do ta marrin vetem ata persona te cileve u eshte lejuar ligjerisht te jetojne ne Angli.Bashkimi Europian ka nje test standard, i cili supozohet te aplikohet nga vendet e ndryshme per te percaktuar nese emigranteve u takon apo jo e drejta e ndihmes.Por Britania ka reduktuar nje sere perfitimesh shoqerore për shumë emigrantë. Komisioni Europian duket se eshte i bindur qe Londra ka shkelur ligjet e bllokut dhe mijera personave u është mohuar asistenca në mënyre te padrejte.Nxjerrja e rasteve te tilla perpara Gjykates Europiane eshte e pazakonte dhe gjykimi perfundimtar mund te zgjasë per vite te tera. Çeshtja ka egersuar te gjithe ata që besojne se Brukseli po nderhyn me shume se c`duhet ne politikat qeveritare te Britanise.