Britani, del nesër para gjykatës i akuzuari i dytë për vrasjen e ushtarit

Del nesër para gjykatës në Londër, i akuzuari i dytë për vrasjen tronditëse të ushtarit britanik.28-vjeçari Michael Adebolajo akuzohet për vrasjen e ushtarit 22-vjeçar Lee Rigby dhe tentativë për vrasjen e dy policëve.Ai doli dje nga spitali, pasi u plagos nga policia vetëm pak minuta kur aid he bashkëpunëtori I tij kishin kryer krimin makabër.Adebolajo është një ndër dy shtetasit britanikë me origjinë nigerianë, të konvertuar në myslimanë, që u qëlluan nga policia në vendin ku u vra ushtari britanik Rigby në juglindje të Londrës, pranë kazermave ushtarake.I dyshuari tjetër, Michael Adeboëale u akuzua për vrasje dhe tentativë për vrasje këtë javë.