Defekt në helikopterin e Ahmadinexhad
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2013, 14:13
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i ka shpëtuar një aksidenti ajror. Helikopteri qeveritar, në të cilin kreun i shtetit islamik të Iranit udhëtonte ka pësuar një defekt dhe është detyruar të bëjë ulje të detyruar.Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajme të Iranit. Por detajet mbi llojin e avarisë që ka pësuar helikopteri nuk janë bërë të ditura.Mësohet se Mahmud Ahmadinexhad ndodhej në helikopter së bashku me disa drejtues të lartë të qeverisë së Iranit.Presidenti dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar ishin duke udhëtuar nga një qytet në veri të vendit, drejt kryeqytetit Teheran.