Protestat në Stamboll, 900 të arrestuar

900 persona janë arrestuar gjatë protestave dy ditore që tronditën Turqinë,  dhe që sipas analistëve janë  protestat më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit.Ministri i Brendshëm, Muammer Guler  tha se për shumë nga  të arrestuarit do të ketë proces gjyqësor.  Në dy ditë protesta janë plagosur 26 oficerë policie dhe 53 civilë, një prej të cilëve me plagë serioze.Kryeministri Rexhep Taip Erdogan u ofrua për bisedime me protetsuesit, por mungesa e një drejtuesi në radhët e tyre, ka bërë që procesi të dështojë. Përleshjet kanë vazhduar edhe në orët e mëngjesit të së dielës.Por, atmosfera është më së shumti e qetë, dhe demonstruesit qëndrojnë ende në shesh, midis makinave të djegura dhe zjarreve.Protesta e parë nisi kundër planit për të ndërtuar në parkun Gezi. Ndërhyrja e policisë ka sjellë shpërndarjen e zemërimit në të gjithë vendin, e më shumë se 90 demonstrata janë zhvilluar në 48 qytete.Amnesty International thotë se  gjatë protestave janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur më shumë se 1 mijë të tjerë, por ende nuk ka njoftime zyrtare për këtë. Drejtori i Amnesty për Europën, theksoi se përdorimi i dhunës së tepruar ndaj protestuesve paqësorë mund të cilësohet krejt i pahijshëm.SHBA gjithashtu shprehu shqetësim lidhur me trajtimin e protestesve në Turqi.Erdogan pranoi se "ka pasur disa gabime,  në përgjigjen e policisë", por akuzoi gjithashtu kundërshtarët e tij e përdorur zemërimin mbi çështjen e parkut  Gezi për të shkaktuar tensione.