Foto nga vrasja e modeles në Sky News: Do të ndihmojnë mbrojtjen e atletit
Fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën sportisti paraolimpik Oscar Pistorius akuzohet se ka vrarë partneren e tij Reeva Stenkamp,në muajin shkurt bëri publike kanali televiziv britanik Sky News.Fotot e shkrepura nga grupi hetimor që mbërriti në shtëpinë e atletit paralimpik pas vrasjes së modeles, tregojnë dyshemenë e tualetit dhe pjesë të korridorit me mbuluara nga gjaku. Në to shihet qartë xhami i thyer nga plumbat i derës së banjos me shenjat e vendosura nga policia që tregojnë trajektoren e predhës së dalë nga pistoleta e atletit paralimpik.Sipas Sky News këto imazhe mund të forcojnë mbrojtjen e tij atletit të Afrikës së Jugut të paraqitet para drejtësisë të martën.Pistorius në dëshminë e tij para gjyqtarit në shkurt tha se ai dhe Riva Steenkamp kishin një mbrëmje të qetë në shtëpi ditën e vrasjes në Pretoria. Sportisti paralimpik kishte thënë se vrau Riva Steenkamp aksidentalisht dhe e kishte kaluar për grabitës i cili kishte hyrë në tualet.Ai argumentoi se kishte marrë menjërerë armën që kishte për arsye sigurie në dhomën e tij dhe u zvarritu disa metra në tualet, pa protezat. Pastaj qëlloi katër herë në portën e tualetit e cila ishte e mbyllur. Ndërsa këmbënguli se kur ai u kthye në dhomën kuptoi që Riva nuk ndodhej në shtrat, por në tualet.Para gjykatësit tha, kur kuptoi se çfarë kishte bërë, u përpoq që ta shpëtonte duke thyer derën me një shkop bejsbolli dhe pastaj duke bërë thirrje për ndihmë. Por akuza thotë se Reeva u mbyll në banjon e banesës pas një zënke me Pistorius, ndërsa ky i fundit pati kohë për të vendosur protezat e tij dhe ta qëllojë atë për vdekje me 3 plumba.Gjithashtu Publike është bërë dhe imazhi i dhuratës së pahapur të Shën Valentinit që Reeva kishte përgatitur për të dashurin e saj dhe zarfin me mbishkrimin "Ozzy" ashtu siç e thërriste modelja Oscar-in.